Ratifikimi i marrëveshjes BE-Mercosur, pse disa vende anëtare po shfaqin rezistencë

9 Korrik 2025 | 08:23

Dy burime kanë konfirmuar se marrëveshja tregtare e arritur në dhjetor 2024 mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Mercosur-it — Argjentina, Brazili, Paraguai dhe Uruguai — është gati për ratifikim, por dërgimi i saj te shtetet anëtare në Këshillin e BE-së është pezulluar.

Teksti i marrëveshjes është shqyrtuar nga shërbimi ligjor i Komisionit Evropian dhe është përkthyer në 24 gjuhët zyrtare, që është e mjaftueshme për të vazhduar procesin e ratifikimit.

Marrëveshja duhej të dërgohej për ratifikim javën e kaluar, por Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendosi ta shtyjë këtë hap.

Sipas burimeve, vonesa mund të jetë për shkak të dëshirës për të mos ndërlikuar bisedimet me Shtetet e Bashkuara ose për të pritur diskutimet me Presidentin francez, Emmanuel Macron. Tani pritet që marrëveshja t’u dorëzohet shteteve anëtare në javët e ardhshme.

Kjo marrëveshje synon krijimin e një zone të tregtisë së lirë midis vendeve të Mercosur-it dhe Bashkimit Evropian, por po përballet me rezistencë të fortë nga disa vende anëtare, përfshirë Francën, Poloninë, Austrinë dhe Holandën. Raportohet se edhe Italia është e pavendosur.

Shqetësimet kryesore lidhen me sektorin bujqësor, i cili e sheh marrëveshjen si një rrezik për konkurrencë të padrejtë nga produktet e Amerikës Latine.

Presidenti francez Macron ka deklaruar pas samitit të BE-së më 27 qershor se kërkohet vendosja e mekanizmave mbrojtës për tregjet bujqësore evropiane, në mënyrë që të mbrohen nga ndërprerjet e mundshme të tregut si pasojë e marrëveshjes.

Komisioni Evropian ka mohuar vazhdimisht mundësinë e rihapjes së tekstin të marrëveshjes, por aftësia e Francës për të ndërtuar një pakicë bllokuese në Këshillin e BE-së mbetet e pasigurt.

Për të bllokuar ratifikimin kërkohen katër vende anëtare që përfaqësojnë së paku 35 për qind të popullsisë së BE-së.

Një ligjvënës evropian tha se marrëveshja tregtare e BE-së me Ukrainën mund të ndikojë qëndrimin e Polonisë, pasi ajo ka një kufi të drejtpërdrejtë me Ukrainën.

Marrëveshja BE-Ukrainë ka liberalizuar tregtinë me produktet bujqësore, dhe marrëveshja me Mercosur-in parashikon kuota dhe masa mbrojtëse për importet në BE, që mund të ndihmojnë fermerët polakë të përballojnë konkurrencën nga produktet ukrainase.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026