Zgjedhjet presidenciale në Francë, pritet garë e ngushtë Macron-Le Pen

10 Prill 2022 | 10:09

Qytetarët francezë u drejtohen këtë të diel kutive të votimit për të votuar në raundin e parë zgjedhjeve presidenciale.

Pritet që në raundin e dytë,  kandidatja e ekstremit të djathtë Marin Le Pen do  të jetë rivalja përballë presidentit aktual Emanuel Macron. Qendrat e votimi mbyllen në orën 18:00.

Rreth 48.7 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë, duke zgjedhur mes 12 kandidatëve që po konkurrojnë për të udhëhequr ekonominë e dytë më të madhe të Bashkimit Evropian dhe fuqinë e saj të vetme bërthamore.

Presidenti Emmanuel Macron po kërkon të bëhet presidenti i parë në detyrë që fiton rizgjedhjen pas  Zhak Shirak në 2002.

Sondazhet e opinionit publik parashikojnë se shefi i Elisezë pritet të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, edhe pse gara përballë Le Pen pritet të jetë e ngushtë.

Lufta në Ukrainë, menaxhimi i pandemisë ishin çështjet kryesore të fushatës elektorale që kanë udhëhequr votuesit francezë.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026