Reagimet e liderëve botërorë ndaj sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit
Udhëheqësit dhe autoritetet globale kanë filluar të reagojnë ndaj lajmit se SHBA-të dhe Izraeli kanë kryer sulme ndaj Iranit dhe se Teherani po u përgjigjet këtyre sulmeve me sulmet e veta në Lindjen e Mesme.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian , Kaja Kallas, i quajti zhvillimet “të rrezikshme” dhe tha se ka folur me ministrin e jashtëm të Izraelit këtë mëngjes. “Mbrojtja e civilëve dhe e drejta ndërkombëtare humanitare është një përparësi”, tha ajo në X.
Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se është “thellësisht e alarmuar nga sulmet e sotme të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit”, duke u bërë thirrje “të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të mbrojnë civilët dhe infrastrukturën civile”.
Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, tha se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit “e çojnë Lindjen e Mesme në prag të katastrofës”, duke i kërkuar Uashingtonit dhe Teheranit “të ndjekin një rrugëdalje diplomatike në vend të përshkallëzimit të mëtejshëm”.
Presidentja e Sllovenisë , Nataša Pirc Musar, tha se po i ndiqte zhvillimet e fundit “me shqetësim të madh”, duke shkruar për X se “po dëshmojmë një përshkallëzim serioz të tensioneve rajonale, duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”.
Ministria e jashtme e Ukrainës tha në X se “regjimi në Teheran kishte çdo mundësi për të parandaluar një skenar të dhunshëm”, duke shtuar: “Ne riafirmojmë qëndrimin tonë të palëkundur: i urojmë siguri, prosperitet dhe liri popullit iranian, si dhe stabilitet dhe prosperitet Lindjes së Mesme.”
Kryeministri i Australisë , Anthony Albanese, tha se vendi i tij “mbështet Shtetet e Bashkuara që veprojnë për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore”, duke shkruar gjithashtu në X se “Australia qëndron me popullin e guximshëm të Iranit në luftën e tyre kundër shtypjes”.
Ambasadat e Indisë në Izrael dhe Iran u këshilluan shtetasve indianë në këto vende që të “ushtrojnë kujdes maksimal”, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të monitorojnë situatën.
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë