Komentet pozitive të Papës për marrëveshjen SHBA-Iran, reagon Vance

18 Qershor 2026 | 18:30

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance tha se është i kënaqur që dëgjon komentet e Papa Leos mbi marrëveshjen SHBA-Iran. Ai shtoi se marrëveshja do të jetë e mire për të gjithë dhe se do të punojnë që Irani të përmbushë angazhimet e saj.

“Përgjigja ime ndaj kësaj është, lëvdoni Jezusin. Jam i kënaqur që Papa ka gjëra pozitive për të thënë në lidhje me Memorandumin tonë të Mirëkuptimit. Mendoj se Papa është thelbësisht i saktë dhe se do të jetë mirë për të gjithë botën.

Por ne duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë për t’u siguruar që iranianët të respektojnë angazhimet që kanë marrë”, tha Vance në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Papa Leone në reagimin e tij u shpreh se shpresonte që kjo të jetë vërtet një zgjidhje për luftën dhe qw ajo të ketë mbaruar vërtet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë

Turqia ka dërguar 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë me dy avionë ushtarakë mallrash, pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin. Dërgesa mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar...
09:25 | 13/07/2026

Trump: Fola me Graham disa orë para vdekjes së tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se kishte folur në telefon me senatorin republikan të ndjerë Lindsey Graham vetëm pak...
09:22 | 13/07/2026

Irani njofton goditjen e objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Oman

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) tha të hënën se kishte në shënjestër objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarit në...
09:20 | 13/07/2026