Reagon Franca për sulmet në veri të Kosovës, dënon sulmin ndaj EULEX

12 Dhjetor 2022 | 16:25

Ministria e Jashtme franceze ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ku është shprehur se duhet një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Shteti francez dënon sulmin ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë si dhe të gjitha aktet e dhunës në terren.

Reagimi i plotë: 

Franca është shumë e shqetësuar për situatën në Kosovën e veriut dhe dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm ndaj misionit të EULEX-it në Kosovë dhe të gjitha aktet e dhunës në terren. Ajo u bën thirrje palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të tregojnë përgjegjësi për të ulur tensionet.
Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të mundësojë përparim drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe të ecin përpara në drejtim të perspektivës evropiane të të dy vendeve. Ajo u kërkon të dyja palëve të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme do ta diskutojë këtë çështje me homologët e saj evropianë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, i cili mbahet sot në Bruksel

Edhe të hënën ka vazhduar bllokimi i rrugëve në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën me Serbinë.

Serbët lokalë në pjesën veriore nuk po tërhiqen, ndërsa vazhdojne t’i mbajnë automjetet e rënda me të cilat kanë krijuar barrikada në këto rrugë. Situata afër barrikadave po monitorohet nga KFOR-i.

 

 

Në Rudarë, përveç forcave polake të KFOR-it që po qëndron vazhdimisht, aty u panë edhe pjesëtarë amerikan e gjerman te NATO-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026