Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, duke paralajmëruar për një bilanc të rëndë njerëzor.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se tërmetet kanë qenë “masive në përmasa” dhe kanë shkaktuar një “numër shkatërrues viktimash”.
“SHBA-ja është e gatshme, e vendosur dhe e aftë të ndihmojë”, shkroi ai, duke shtuar se ka udhëzuar të gjitha agjencitë federale të përgatiten për një reagim të shpejtë.
“Ne do të jemi pranë miqve tanë të rinj dhe të mëdhenj. Raportet e para nuk janë të mira”, theksoi presidenti amerikan.
Megjithatë, deri më tani autoritetet nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar të viktimave apo të të lënduarve, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.
Detaje të mëtejshme pritet të bëhen të ditura nga autoritetet venezueliane në orët në vijim.
Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet