Real Sociedad fiton Kupën e Mbretit, mundi Atletico Madridin me penallti
Real Sociedad triumfoi 4-3 në gjuajtjen e penalltive, pasi 120 minutat e lojës nuk mjaftuan për ta ndryshuar rezultatin 2-2, duke fituar trofeun e katërt historik të Kupës së Mbretit.
Ekipi bask arriti avantazhin pothuajse menjëherë pas fërshëllimës fillestare. Në minutën e parë, Barrenetxea shënon. Atletiko reagoi shpejt dhe në minutën e 19-të Ademola Lookman rivendosi barazpeshën nga buza e zonës.
Megjithatë, pikërisht para pushimit, Mikel Oyarzabal shndërroi një penallti në gol, duke dërguar Real Sociedadin në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1.
Në pjesën e dytë Atletiko u rikthye e transformuar, me Simeonen që bëri ndryshimet e nevojshme taktike. Presioni bardhekuq dha fryte kur Julian Álvarez ekzekutoi një goditje të fuqishme me të majtën dhe barazoi shifrat në 2-2, duke e dërguar finalen në kohën shtesë. Tridhjetë minutat e mëtejshme nuk sollën gol fitues, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave.
Gjuajtja e penalltive vendosi fatin e trofeut. Real Sociedad tregoi nerva të çelikta dhe triumfoi 4-3, duke i dhuruar tifozëve të saj festën e madhe. Për Atletikon dhe Antoine Griezmann, që po luante ndoshta ndeshjen e fundit me bardhekuqtë për një trofe, mbeti hidhërimi i një mundësie të humbur.
Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa
Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse