Reali triumfon me përmbysje, Juventus ia del në Torino
Reali i Madridit ka triumfuar me përmbysje ndaj Mançester Sitit në ndeshjen e parë të play-off-it në Champions, e mbyllur në shifrat 2-3. Fitore të martën regjistruan edhe Dortmund, Juventus dhe PSG.
Ashtu siç pritej, e tillë rezultoi, spektakolare ndeshja e parë e play-off-it të Champions mes Manchester City-t dhe Realit të Madridit, e luajtur në Ishull, aty ku spanjollët morën një fitore me shumë vlerë sa i përket kalimit më tej. Një duel në të cilin nuk munguan golat, por as polemikat, dhe në fund madrilenët triumfuan me përmbysje, duke konfirmuar edhe një herë tjetër se ndeshja për ta mbyllet vetëm pas vërshëllimës së trefishtë.
Haaland zhbllokoi rezultatin, ndërsa Mbappé riktheu ekuilibrat, ndërsa një 11-metërsh shumë i diskutuar bëri që ishullorët të gjenin sërish avantazhin. The Citizens ishin në avantazh 2-1 deri në minutën e 80-të, por më tej Díaz e Bellingham realizuan për të vulosur fitoren 2-3 dhe për t’i dhënë një avantazh shumë të rëndësishëm Realit në ndeshjen e parë për duelin e Bernabéut.
Fitore regjistroi edhe Juventusi ndaj PSV-së në Torino me golat e McKennie dhe Mbangula-s, ndërsa Perisić shënoi për holandezët, duke vulosur rezultatin 2-1. Dortmund dhe PSG mund të konsiderojnë veten të kualifikuar më tej, pasi të dyja triumfuan në shifrat 0-3. Për parizienët, ndaj Brest-it shënuan Vitinha dhe një dopietë nga Dembélé, ndërsa sa i përket verdhezinjve të Dortmundit, ata mposhtën Sportingun me golat e Guirassy-t, Groß-it dhe Adeyemi-t.
LEXONI GJITHASHTU:
- Champions League/ PSG përmbys sheikët e Manchester City-t, turpërohet Bayern Munich
- Champions League: Finale e parakohshme Real-Man City, në fushë dhe PSG e Juventus
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera