Ndeshjet e Champions League të zhvilluara të mërkurën sollën disa rezultate të papritura dhe emocionuese, duke afruar shumë skuadra me kalimin në fazën tjetër të turneut.
Me një përmbysje spektakolare, PSG mundi Manchester City-n 4-2, duke rikthyer shpresat për kalimin në raundin e 16 skuadrave të fundit. Pavarësisht se miqtë kaluan në avantazh me Grealish dhe Haaland në minutat 50 dhe 53, vendasit reaguan me Dembele, Barcola, Neves dhe Ramos për të përmbysur rezultatin dhe siguruar tre pikë të rëndësishme.
Një tjetër rezultat befasues erdhi nga Rotterdam, ku Feyenoord shkatërroi Bayern Munich 3-0. Me një dopietë të Gimenez dhe një gol nga Ueda, vendasit shkaktuan tronditje në kampin bavarez. Ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të tymit të flakadanëve, por kjo nuk ndaloi Feyenoordin të sigurojë një fitore të madhe.
Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid vazhdoi dominimin e tij me një fitore 5-1 ndaj Salzburgut, duke siguruar një vend në fazën e 1/8-ve. Rodrygo me dopietë, Mbappe dhe Vinicius ishin autorët e golave për “Los Blancos”.
Po ashtu, Interi siguroi një fitore të ngushtë 1-0 kundër Spartës së Pragës, me golin e Lautaro Martinez në minutën e 12-të, duke i afruar më shumë kalimin në fazën tjetër. Në këtë ndeshje, dy mesfushorët shqiptarë, Qazim Laçi dhe Kristjan Asllani, u aktivizuan si titullarë dhe dhanë një paraqitje të shkëlqyer.
Milani bëri një hap të rëndësishëm për kualifikimin pas fitores 1-0 kundër Gironës, ku Rafael Leao shënoi golin e fitores.
Nga ana tjetër, Liverpool dhe Barcelona janë skuadrat e para që kanë siguruar matematikisht kalimin në fazën e ardhshme, ndërsa për disa ekipe do të vendoset gjithçka në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.
Numri i skuadrave të kualifikuara për në fazën tjetër të turneut ka arritur në 18
Milan, Feyenoord, Borusia Dortmund, Bayern Munich, Real Madrid, Juventus dhe Celtic janë ekipet e reja që i janë bashkuar Liverpool, Barcelonës, Atlético de Madrid, Atalantës, Arsenalit, Bayer 04 Leverkusenit, Interit, Aston Vilas, Brestit, Monacos dhe Lillës, të cilat ishin kualifikuar më parë.
Liverpooli dhe Barcelona kanë siguruar matematikisht vendin në tetëshen e parë, ndërsa për skuadrat e tjera, kualifikimi do të vendoset në ndeshjet e fundit.
Nga ana tjetër, Sparta Prague, Girona dhe Salzburgu i janë bashkuar Bolonjas, Crvena Zvezdës, Sturm Grazit, RB Leipzig, Slovan Bratislavës dhe Young Boys, si skuadra të cilat janë eliminuar nga turneu.
Rezultatet e të mërkurës
RB Leipzig 2 – 1 Sporting CP
Shakhtar Donetsk 2 – 0 Brest
AC Milan 1 – 0 Girona
Arsenal 3 – 0 D. Zagreb
Celtic 1 – 0 Young Boys
Feyenoord 3 – 0 Bayern Munich
PSG 4 – 2 Manchester City
Real Madrid 5 – 1 Salzburg
Sparta Prague 0 – 1 Inter
LEXONI GJITHASHTU:
- Përballje “sheikësh” në Champions, në fushë dhe Real Madrid dhe Bayern Munich
- Champions League/ Dramë në limite, Barcelona përmbys 4-5 Benficën! Zhgënjen Juventus