Përballje “sheikësh” në Champions, në fushë dhe Real Madrid dhe Bayern Munich
Këtë të mërkurë, luhen 9 ndeshjet e fundit për javën e shtatë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ku dueli më interesant duket ai mes PSG dhe Manchester City. Në fushë zbresin gjithashtu Real Madrid, Bayern, Inter dhe Milan.
Liga e Kampionëve i jep sonte fund javës së shtatë në fazën e grupeve, e cila është e parafundit për këtë etapë, ku pritet të bëhen të ditura edhe verdikte të tjera. 18 skuadra zbresin në fushë, dhe dueli më interesant mbetet ai mes PSG dhe Manchester City, ku francezët nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin e sapoblerë Kvaratskhelia, për shkak të rregulloreve të kompeticionit. Dueli i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në vitin 2021, në fazën e grupeve, ku secila skuadër mori një fitore.
Për Manchester City-n, nuk janë në dispozicion 3 lojtarë, ndërsa te kampionët e Ligue 1, PSG, mungon Mbaye. Në fushë zbresin gjithashtu rekordmenët e garës, Real Madrid, por edhe Bayern Munich, Inter dhe Milan. Galaktikët e Madridit synojnë me patjetër fitoren pasi renditen në vendin e 22-të dhe presin në Santiago Bernabeu Salzburgun.
Në Holandë, Feyenoord do të kërkojë t’ia vështirësojë gjërat Bayern Munich-ut, ndërsa diferenca mes tyre është vetëm 2 pikë. Interi kërkon të mos i largohet tetëshes dhe një fitore ndaj Sparta Pragës do të ishte një siguri më tepër, por llogaritë për rivalët e përbetuar janë edhe më të vështira, pasi në San Siro presin Girona-n.
Duele të tjera janë Leipzig-Sporting, Shakhtar-Brest, Arsenal-Dinamo Zagreb dhe Celtic-Young Boys.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë
- 08:19 Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve