Reciprociteti për targat, serbët protestë në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës
Një grup protestuesish serbë kanë bllokuar rrugën për në Leposaviç, në afërsi të pikës kufitare të Jarinjës, në shenjë protestë ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për targat.
Kjo është dita e dytë e protestës, por sot barrikada e parë është vendosur rreth 4 km larg kufirit.
Ndërkohë qytetarët e tjerë serbë për shkak të barrikadave u duhet të ecin këmbë deri te kufiri.
Në Serbi është duke u zhvilluar mbledhja emergjente e Këshillit të Sigurisë e thirrur nga presidenti Aleksandër Vuçiç pas situatës së krijuar në kufi.
Në fjalimin e djeshëm, Vuçiç tha se situata është shumë serioze dhe se Serbia mund të marrë masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës për veprime të tilla ilegale.
Por, nuk kanë munguar edhe reagimet nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka deklaruar se ky vendim është imponuar nga pala serbe.
Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova ka respektuar marrëveshjen e Brukselit dhe se BE duhet të ushtrojë presion mbi Serbinë në lidhje me provokimet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër