Referendumi për emigrantët/Debate në Poloni, qeveria mbështet nismën, opozita kundër

18 Gusht 2023 | 18:25

Parlamenti i Polonisë ka aprovuar mbajtjen e një referendumi që përfshin një seri pyetjesh.

Një prej tyre, sipas mediave polake, ka të bëjë me pranimin e disa mijëra emigrantëve ilegalë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, në bazë të një mekanizmi shpërndarjeje të imponuar nga Bashkimi Evropian.

Ideja ishte sugjeruar nga partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi, e cila shprehu shqetësimin për një valë të re emigrantësh përmes Mesdheut dhe për rritjen e presionit migrator në kufi me Bjellorusinë.

Sinkron Marek Ast, deputet i partisë Ligj dhe Drejtësi:

“Jam shumë i habitur që Platforma Civile, që ka termin “civile” në emrin e saj, bën thirrje për bojkot. Vetë Donald Tusk po kërkon ta anulojë këtë referendum përpara se të aprovohet nga Parlamenti. Kjo do të thotë se ata kanë frikë nga përgjigjet”.

Opozita e udhëhequr nga Platforma Civile e drejtuar nga Donald Tusk e kundërshton referendumin dhe fajëson partinë në pushtet se po “demonizon” çështjen e emigracionit dhe se po përpiqet të mbulojë çështje të tjera duke e kthyer vëmendjen tek problemet migratore.

Vetë Tusk ka dalë kundër kësaj lëvizjeje dhe e ka cilësuar referendumin të pavlefshëm në “kuptimin më të thellë dhe më gjithëpërfshirës të fjalës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026