“Reforma në drejtësi në fazën e rezultateve”, Gogu: 53% e qytetarëve besojnë te sistemi
Në konferencën e parë pas marrjes së detyrës, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi se reforma në drejtësi ka hyrë tashmë në fazën e rezultateve konkrete dhe të prekshme për qytetarët.
Duke folur për sistemin gjyqësor dhe çështjet e prapambetura, Gogu theksoi se besimi i qytetarëve tek drejtësia është dyfishuar, nga 26% në 53%, ndërsa perceptimi pozitiv për reformën është rritur nga 34% në 56%. Sipas tij, perceptimi negativ ka rënë nga 38% në 17%.
Megjithatë, ministri pranoi se sfida kryesore mbetet numri i madh i çështjeve të mbartura dhe kostot financiare për qytetarët.
Sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë, aktualisht janë mbi 137 mijë çështje të mbartura, por ministri tha se trendi ka nisur të bjerë. Ai solli si shembull Gjykata e Lartë, e cila sipas tij ka ulur backlogun me 60% në pesë vitet e fundit dhe me 24% vetëm gjatë vitit të fundit.
“72% e qytetarëve shqiptarë e shohin sistemin të vështirë për ta përballuar financiarisht. Po shohin shenjat e para pozoitive të kthimit të prirjeve në sistem, të çështjeve të mbartura.
Në 137 mijë e 101 çështje që ministria e drejtësisë ka si statistikë, trendi po fillon të zbresë. Është i papërfillshëm se është 2% por kemi një model suksesi që është Gjykata e Lartë e cila ka bërë një zbritje mbresëlënëse në 5 vite te 60%, vetëm në vitin e fundit 24%”, deklaroi ai.
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit