Reforma territoriale, Bardhi: Nuk kemi bojkotuar mbledhje, doni të përjashtoni opozitën

29 Janar 2026 | 14:32

Në Konferencë e Kryetarëve është diskutuar të enjten çështja e reformës territoriale dhe kërkesa e PS për të marrë shumicën në këtë komision.

Pavarësisht kundërshtimit të demokratëve, PS vijon t’i qëndrojë mendimit që duhet të ndryshojë formulën pasi sipas tyre nuk mund të bllokohet puna për të kryer reformën.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka hedhur poshtë pretendimet e socialistëve për bojkot të komisionit nga ana e opozitës

“Nuk është bojkotuar mbledhja, thjesht në dy data qe kane qenë për mbledhje, nuk kane qene anetaret tane sepse kanë pasur angazhime te tjera. Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të gjejmë mekanizma dialogu nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Hajdeni këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht. Jo, nuk është asgjë normale! Ju e dini këtë dhe çdo mik i yni ndërkombëtar e di. Në gjithë sjelljen tuaj keni bërë të kundërtën e asaj që keni thënë publikisht për konsensus dhe konstruktivitet. Ju nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale. E bëtë këtë në vitin 2014 dhe e pamë se çfarë bëtë, duke shkatërruar pushtetin vendor dhe duke dëmtuar qytetarët.

Ne nuk kemi bojkotuar mbledhje. Në dy datat që ishin përcaktuar për zhvillimin e saj, anëtarët tanë nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera të mëparshme. Kjo nuk përbën bojkot, por mungesë fizike për arsye objektive dhe të justifikuara”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026