Reforma Territoriale, Denaj: Rritja e numrit të bashkive ka kosto financiare
Kryetarja e Komisionit për Reformën Teritoriale, Anila Denaj, ka komentuar kërkesën e opozitës për shtimin e 36 bashkive në vendin tonë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Denaj theksoi se rritja e numrit të bashkive do të rrisë kostot financiare.
“Komisioni për Reformën Territoriale, nuk është i nevojshëm për të nxjerrë të gjitha problematikat që kanë qytetarët.
Por nga dëgjesat kanë dalë problematika, dhe nga problematikat kemi filluar të shohim zgjidhje të problematikave. Raporti i PS do të prezantohet javës që vjen. Sot opozita ka sjellë një propozim për të shtuar 33 bashki dhe për të shkurtuar rajonet apo qarqet nga 12 në 6 ose tre. Ne jemi të hapur që për të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij komisioni të sjellin secili propozime”-nënvizoi Denaj.
Problematika e dytë që kanë hasur në dëgjesat që kanë bërë në Komisionin e Reformës Territoriale, sipas Denajt është përfaqësimi në këshillat bashkiakë.
“Problematika e parë është kostoja financiare, problematika e dytë është përfaqësimi në këshillat bashkiakë.
Me uljen e njësive të qeverisjes vendore, nga 6 mijë që ishinë anëtarë të këshillave bashkiakë jemi në 1500. Përfaqësimi nuk zgjidhet duke e shtuar territorin, por përfaqësimi zgjidhet kur partitë politike bëjnë listat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, japin detyrat dhe anëtarët bëjnë punën”- deklaroi Denaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit