Reforma territoriale, eksperti: Mund të ndryshohet numri i bashkive

3 Gusht 2022 | 16:32

Për ekspertin e komisionit të reformës territoriale, Artan Shkëmbi ndarja administrative e vendit në 2014 nuk ka rritur shpenzimet për bashkitë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shkëmbi thotë mund të ndryshohet numri i bashkive, nga 61 që është aktualisht.

“Disa ndryshime edhe mund të bëhen, edhe në numër nëse do jetë e nevojshme. Nëse ne donim që të bashkonim bashkitë për të krijuar bashki të mëdha që të ishin më të forta financiarisht dhe të kishin staf më të kualifikuar, ne vazhdojmë të keim bashki të bogla të cilat janë në madhësinë e komunave. Sot kemi bashki aq të vogla sa nuk do ta meritonin që të ishin as komuna”, theksoi ai.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale do e shtyjë afatin e punës deri në 30 shtator.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026