Refuzohet lirimi me kusht për këngëtarin Daddy, përballet me 20 vite burg
Një gjykatës federal në SHBA ka refuzuar kërkesën për lirimin me kusht të manjatin e hip-hopit, Sean “Diddy” Combs, pasi ai u shpall fajtor për transport me qëllim përfshirjen në prostitucion. Megjithëse ai u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të shantazhit dhe trafikimit seksual, Combs do të mbetet në burg deri në shpalljen e dënimit.
Avokatët e Combs argumentuan se ai nuk përbënte rrezik arratisjeje, duke përmendur faktin se avioni i tij privat ishte marrë me qira në Hawaii. Megjithatë, gjykatësi Arun Subramanian theksoi historikun e dhunshëm të artistit, duke vendosur që ai të qëndrojë pas hekurave.
Combs është mbajtur në një burg federal në Brooklyn që nga shtatori i kaluar dhe do të qëndrojë atje deri në seancën përfundimtare të dënimit, e planifikuar për datën 3 tetor. Ai përballet me një dënim deri në 20 vjet burg.
Në gjyqin që zgjati gati dy muaj në qytetin e New York-ut, prokurorët akuzuan Combs për përdorimin e famës dhe perandorisë së tij të biznesit për të drejtuar një rrjet të paligjshëm të trafikimit seksual të grave. Juria, e përbërë nga 12 anëtarë, diskutoi për 13 orë para se të shpallte vendimin, duke e shpallur atë fajtor vetëm për një nga akuzat e ngritura.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kreut të bankës amerikane
- Fundoset trageti në brigjet e Balit, katër të vdekur e dhjetëra të zhdukur
Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android