Regjisori dhe producenti Sam Pollard realizon dokumentar për artin afro-amerikan
Në dokumentarin e tij të ri, regjisori dhe producenti amerikan Sam Pollard ka vendosur që të flasë për artistët afro-amerikanë dhe të paraqesë disa nga veprat e artistëve më të njohur të artit pamor që po punojnë akoma sot.
Në muzetë më të mëdha të artit në Amerikë sot, 85% e artistëve janë të bardhë dhe vetëm 1.2% janë afro-amerikanë. Sam Pollard është një producent dhe regjisor amerikan, me një karrierë të gjatë më shumë se tre dekada dhe me çmime të shumta.
“Jemi përfaqësuar në muzikë, por jo në filma, kështu që tani na është dhënë mundësia që ta bëjmë këtë, është e rëndësishme për veten tonë që ta shohim veten në muze, në ekspozita dhe në galeri arti. Kur isha i ri dhe vizitoja muzetë shikoja Cezanne, Piccasso, Van Gog por tani është mundësia që të shohim dhe të njohim veten tonë,” – tha Pollard.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona