​Regjisori Ostlund fiton Palmën e Artë me filmin ‘Without Filter’

29 Maj 2022 | 08:27

Pesë vjet pas filmit “The Square”, suedezi Ruben Ostlund fitoi të shtunën Palmën e dytë të Artë në Festivalin e 75-të të Filmit në Kanë me “Without Filter” (”Pa filtër”), një satirë e të pasurve dhe luksit.

“E gjithë juria u trondit jashtëzakonisht nga ky film”, tha Vincent Lindon, presidenti i jurisë.

“Kur e nisëm këtë film, kishim vetëm një qëllim: të përpiqeshim të bënim një film që t’i interesonte publikut dhe ta bënte të mendonte në mënyrë provokative”, tha suedezi duke marrë çmimin e tij.

“Without Filter” ndjek aventurën e Yaya dhe Carl, një çift modelesh dhe influencerash në pushime në një lundrim luksoz.

Por, një udhëtim që kthehet në fatkeqësi.

Në një lloj “Titaniku” të përmbysur, ku më të dobëtit nuk janë domosdoshmërish humbësit, filmi zbërthen klasat nga lart poshtë: të pasurit kundër të varfërve, por edhe burrat kundër grave dhe të bardhët kundër zezakëve.

Filmi interpretohet si një kritikë ndaj kapitalizmit.

“Pas “Play” (2011), “Snow therapy” (2014) dhe “The Square” (2017), Ruben Ostlund vazhdon të zbërthejë konventat shoqërore dhe dilemat morale.

Mbrëmjen e të shtunës u realizua ceremonia e ndarjes së çmimeve në festivalin e filmit në Kanë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026