Regjistrimi i popullsisë, Ministri Gjeka: Sa shqiptarë ka në Malin e Zi
Ministri për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, Fatmir Gjeka, është shprehur se nga regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi ka rezultuar se atje jetojnë aktualisht një përqindje pak më e vogël se ajo që ka qenë në rezultatet e censusit të vitit 2011.
Komentet Gjeka i bëri në Euronews Albania, ku tha se mobilizimi i shqiptarëve gjatë këtij viti ka qenë mjaft i ulët, pasi numri i vërtetë i popullsisë duhet të dilte mbi atë të censusit të vitit 2011.
Kujtojmë se në censusin e vitit 2011 ka rezultuar se në Malin e Zi jetojnë rreth 30 mijë shqiptarë.
Gjeka tha gjithashtu se në census janë marrë parasysh vetëm shqiptarët që jetojnë aktualisht në Malin e Zi dhe jo ata që janë në emigrim, pasi sipas tij, nëse do të përllogariteshin edhe të larguarit, shqiptarët në Malin e Zi do të zinin rreth 10 % të popullsisë.
“Ajo ishte një tezë që mund të kishte qenë e rrezikshme sesi u fillua, por u realizua me sukses, megjithëse numri i popullsisë ka dalë pak më pak se në vitin 2011. Numri i shqiptarëve atje duhet të jetë të paktën sa numri i popullsisë në vitin 2011 dhe më shumë.
Mobilizimi i shqiptarëve ka qenë shumë i dobët në regjistrimin e popullsisë në Malin e Zi. Duke marrë parasysh boshnjakët, mobilizimi i tyre ka qenë shumë më i madh. Tentativa e Serbisë ka qenë shumë radikale. Pra ne mbesim pak a shumë aty ku kemi qenë në vitin 2011”, tha Gjeka.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta