Denoncimi nga Mali i Zi: Rrahja e 3 shqiptarëve nuk ishte aspak rastësi!
Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, 3 të rinjtë shqiptarë që ishin nisur për Gjermani, u dhunuan barbarisht dy ditë më parë në Mal të Zi nga 8 persona të veshur me veshje ushtarake.
Saubih Mehmeti, kreu i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi tha në një intervistë për Euronews Albania se ngjarja nuk është aspak rastësi.
Sipas tij, urrejtja e serbëve në Mal të zi ndaj shqiptarëve është patologjike.
“Herë pas here grupe të caktuara dhunojë shqiptarët dhe institucionet e tyre dhe kjo nuk është e rastësishme. Reagimi nga institucionet është i pamjaftueshëm; u tha që janë arrestuar 5 persona dhe vetëm për 2 dihet identiteti, ku janë 3 personat e tjerë apo çfarë identiteti kanë nuk dihet. Grupet kriminale përdorin të gjitha mjetet e mundshme dhe veshjet ushtarake, ata kanë një urrejtje ndaj shqiptarëve. Nuk është e vërtetë që ka ndodhur për shkak të konfliktit në komunikim, pasi pas daljes nga trageti ka një radhë. Dua të besoj deklaratën e 3 të rinjve shqiptarë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë