Reja flet pas ndeshjes me Italinë, i përgjigjet Kristjan Asllanit
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja u shpreh i kënaqur me atë që skuadra tregoi në fushë, veçanërisht në pjesën e dytë të miqësores Shqipëri-Itali.
Ai theksoi se në përfundim të ndeshjes skuadra nuk duhet të kishte lënë shumë terren për kundërshtarin.
“Bëmë një ndeshje të mirë fillimisht dhe pas golit të parë të tyre ju dhuruam lojën në disa raste si në rastin kur dhuruam dy rivënie anësore. Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, por në të dytën bëmë më mirë pasi rritëm linjën mbrojtëse. Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe nëse do të kishim barazuar në 2-2 mund të ishim dëshmitarë të një ndeshjeje tjetër”, tha ai.
Më tej trajneri i kuqezinjve foli edhe për mungesën e minutave për Kristjan Asllanin i cili pas ndeshjes tha se duhet pyetur trajneri për këtë situatë.
“Asllani nuk ka gjetur shumë hapësira me klubin këtë vit por është duke u përmirësuar. I ka aftësitë për të bërë gjëra të rëndësishme. Në mesfushë mendova se mund të aktivizoja më shumë muskuj dhe nuk mund të aktivizoja dy lojtarë shumë teknikë si Bajrami dhe Asllani”, shpjegoi Reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet