Reja para miqësores, komenton listën dhe kontratën: Do të flasim kur të mbarojë

6 Nëntor 2022 | 12:49

Trajneri Edoardo Reja ka zhvilluar dhe konferencën e parë për shtyp në prag të testit miqësor me Katarin. Italiani iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë nuk ka lënë pa komentuar dhe kontratën e tij që skadon në muajin nëntor.

“Nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me herën e fundit që kemi folur për këtë çështje. Nuk ka asgjë të re dhe nuk mund të shtoj asgjë, përveçse kur të mbarojë kontrata do të ulemi me të gjithë dhe të diskutojmë për të ardhmen”, tha Reja.

Më tej 77-vjeçari foli dhe për listën e lojtarëve të grumbulluar dhe kritikave ndaj tij.

“Sigurisht që ky është një diskutim i përhershëm, pjesa e listës. Ka lojtarë që mund të ishin, ka lojtarë që do të donin të ishin, por sigurisht që ne nuk mund t’i marrim dot të gjithë. Nëse i vini re, mosha më e madhe e lojtarëve në këtë listë është diku 25 vjeç, pra kemi marrë lojtarë që janë të rinj dhe që ndoshta mund të premtojnë për perspektivën. 22-23-24 vjeç. Sigurisht që ka edhe lojtarë të tjerë të vlefshëm në kampionatin shqiptar, por unë kam zgjedhur ata që unë mendoj se mund të jenë më të përshtatshëm dhe që mund të na shërbejnë më shumë për një miqësore të tillë”, u shpreh trajneri i Kombëtares.

Shqipëria dhe Katari përballen me njëra-tjetrën në Marbeja të Spanjës më 9 nëntor, në përballjen e tretë mes tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026