Reja grumbullon 22 lojtarë nga Superiorja për miqësoren me Katarin
Lojtarët e kampionatit vendas do të kenë mundësinë të veshin sërish fanellën e kombëtares shqiptare.
Trajneri Edoardo Reja ka publikuar listën e kuqezinjve të grumbulluar në prag të sfidës me Katarin, e cila do të luhet në Marbeja të Spanjës.
77-vjeçari nuk ka ndryshuar shumë sa i përket lojtarëve të thirrur, teksa 4 futbollistë thirren për herë të parë.
Ata janë Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani apo Arbin Zejnullai. Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi dhe Elhan Kastrati nuk janë lejuar nga klubet e tyre për t’u bërë pjesë e grumbullimit.
Përfaqësuesja do të shfrytëzojë shtyrjen e javës së 12-të të “Abissnet Superiore” për të nisur grumbullimin që ditën e shtunë me ekipin që do të përgatitet në kompleksin Tropikal në Durrës deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.
Sa i përket miqësores së 9 nëntorit, Shqipëria dhe Katari janë përballur dy herë me njëra-tjetrën. Ndërkohë kuqezinjtë do të zhvillojnë dhe dy ndeshje të tjera, njëra përballë Italisë në 16 nëntor dhe tjetra në 19, përballë Armenisë, në ‘Air Albania’.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë