Rekord në ankand, shitet për miliona dollarë kopja e Amendamentit të 13-të
Një kopje e shkruar me dorë e Amendamentit të 13-të të Kushtetutës së SHBA-së, e nënshkruar nga presidenti Abraham Lincoln, është shitur në ankand për një shifër rekord prej 13.7 milionë dollarësh.
Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një dokument të nënshkruar nga presidenti i 16-të të vendit.
Blerësi është koleksionisti miliarder i arteve dhe themeluesi i fondeve të investimeve, Kenneth Griffin, i cili synon t’ia huazojë këtë dokument një institucioni amerikan. Amendamenti, i cili shfuqizoi skllavërinë kur u ratifikua në vitin 1865, është një nga dokumentet më të rëndësishme historikisht në SHBA.

Gjithashtu, Griffin bleu një kopje të rrallë të Proklamatës së Emancipimit për 4.4 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për këtë dekret të vitit 1863, që liroi skllevërit në shtetet Konfederate.
Në vitin 2021, Griffin pagoi 43.2 milionë dollarë për një kopje të Kushtetutës së SHBA-së, duke e bërë atë një nga dokumentet më të shtrenjta të shitura ndonjëherë.
Në maj të këtij viti, biznesmeni me bazë në Florida njoftoi se do t’ia jepte hua Kushtetutën Qendrës Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia.

LEXONI GJITHASHTU:
Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim
- 12:40 Lindjet me viza turistike, Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Nuk do t’iu rinovohet viza në të ardhmen
- 12:38 Rilindja Urbane 2.0’, Rama prezanton programin 1.5 mld euro: Autobusë elektrikë për të gjitha bashkitë
- 12:31 Rama: Rilindja urbane e ka kryer misionin e saj, kalojmë në moment tjetër
- 12:12 Protestat, Avokati i Popullit: Detyra ime është të evidentoj rastet kur qytetarëve u cenohet e drejta e tyre
- 12:01 “Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull”, Rama: Sa më shumë krijojmë kushte, më shumë rriten pritshmëritë
- 11:41 Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg