Rektori nga Varshava: Lufta ka nisur, konsullatat u mbyllën në Rusi! Ja çfarë ndodh

21 Nëntor 2025 | 21:24

Gjatë emisionit Balkan Talks në Euronews Albania me moderator Franko Egro, u diskutuan temat mbi gjendjen e luftës Ukrainë-Rusi, si dhe reflektimi i kësaj lufte në Poloni. Për këtë çështje foli drejtpërdrejt nga Varshava rektori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Varshavës, Riger Halili.

“Kjo është e vërtetë që nga fillimi i luftës. Ideja është që gjithë politika polake, Kryeministri Tusk, si dhe kryeministri dhe presidenti i kaluar, flasin se jemi në një gjendje para lufte. Edhe nga kjo pikëpamje është rritur buxheti. Do t’ju jap një shembull shumë të thjeshtë. Para dy ditësh, kur Rusia bëri një sulm ku u vranë 26 civilë nga pala polake, raketat dhe dronët rusë i detyruan polakët të mbanin në gatishmëri avionët F-16. Për shkak të kësaj u mbyllën dy aeroporte. Zgjati 2 orë lufta. Ndihet lufta dhe pesha e saj. Polonia ndan kufirin me Rusinë. Një tjetër shqetësim është se shumica e diplomatëve rusë, si në Krakovë ashtu edhe në Najsk, ishin agjentë sipas shërbimeve polake, të cilët krijonin diversione në Varshavë, për shembull kur u dogj një qendër tregtare. Polonia është në një gjendje para lufte. Ka pasur edhe reagime nga ana ruse, ku konsullatat nuk punojnë më dhe, përtej kësaj, janë hequr simbolet polake në Katinë,” – tha Halili.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026