Remitancat në rritje, sa para dërguan emigrantët në Shqipëri gjatë vitit 2024
Në vitin 2024, emigrantët dërguan për familjarët e tyre në Shqipëri rreth 1.4 miliardë euro ndërsa pjesa më e madhe e këtyre parave kanë ardhur nga Italia, Anglia dhe Gjermania..
Shuma e deklaruar nga Eurostat referon edhe transfertat e ndara sipas shteteve.
Italia vijon të kryesojë, me emigrantët që jetojnë në këtë vend, të cilët kanë dërguar 370 milionë euro në vitin 2024, ose 26% të totalit të dërgesave.
Në vend të dytë është ngjitur Mbretëria e Bashkuar, nga e cila janë dërguar 243 milionë euro në 2024-n. Ky vend ka pritur shumë shqiptarë gjatë viteve të fundit, duke u kthyer madje në një shqetësim për qeverinë britanike, për shkak të fluksit të lartë të hyrjeve të emigrantëve të paligjshëm.
Në vend të tretë renditet Gjermania, nga e cila janë dërguar në Shqipëri transferta me vlerë 231 milionë euro. Kjo e fundit ka qenë vitet e fundit destinacion i preferuar për shumë mjekë, infermierë dhe specialistë të teknologjisë së informacionit.
Greqia, që ka një numër të lartë shqiptarësh, renditet e katërta me 202 milionë euro, ndërsa pas saj vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 159 milionë euro të dërguara në vitin 2024.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti