Reporterët pa kufij: Gazetaria në Shqipëri është problematike
Organizata për lirinë e medias ‘Reporterët pa Kufij’ (RSF), në raportin e fundit të publikuar ka theksuar se gazetaria në Shqipëri është problematike.
Për të sjellë këtë raport, organizata është bazuar te të dhënat e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2021.
Në raport është theksuar se pandemia Covid-19 është përdorur për të bllokuar qasjen e gazetarëve në burimet e informacionit dhe raportimin në terren. Gjithashtu është shkruar se gazetaria, vaksina kundër keqinformimeve, është bllokuar në më shumë se në 130 shtete. Raporti vëren se vetëm në 7% nga 180 vende të marra në shqyrtim, gazetaria është e lirë dhe e vërtetë.
Edhe rasti i Shqipërisë dhe i vendeve fqinje është përmendur në raport, ku vihet re që klasifikohen si vende problematike.
Shqipëria rezulton si vend ku gazetaria nuk është e besueshme, dhe renditet në vendin e 83-të në klasifikim, por gjithsesi nga vjet ka përmirësim me një vend, nga 84 vitin e shkuar.
Nga ana tjetër Kosova është më mirë në renditje sesa Shqipëria, duke u renditur në vendin e 78-të, por një vit më parë klasifikohej tetë vende më mirë.
Kurse në rastin e Maqedonisë së Veriut, shihet progres, duke u ngjitur me dy vende në klasifikim, nga 92 vjet, në 90 për këtë vit. Ndërkohë vendet fqinje të rajonit janë po ashtu të klasifikuara si vende ku gazetaria është problematike.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë