Republika e Kosovës heq vizat me Emiratet e Bashkuara Arabe
11 Janar 2024 |
09:35
Qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Lajmin për heqjen e vizave me këtë shtet e ka bërë publik Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka shpërndarë dhe fotot nga nënshkrimi i marrëveshjes.
Përmes një postimi në rrjetin “X” Osmani, nënvizon se kjo marrëveshje është një mundësi për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe qytetarëve të tyre.
“Falenderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkruan Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta


