Republikanët bllokojnë ndihmën miliarda dollarë për Ukrainën dhe Izraelin
Anëtarët e Senatit në SHBA nga radhët e Partisë Republikane, kanë bllokuar miratimin e ndihmave për Ukrainën pas dështimit për të siguruar kompromise rreth menaxhimit të kufirit, të cilat i kishin kërkuar si shkëmbim.
Pakoja 110-miliardëshe përfshinte 61 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën si dhe fonde për Izraelin e për ndihma në Gaza.
Kundër projektligjit votuan 51 senatorë, ndërsa vetëm 49 e përkahën atë. Për miratimin e pakos nevojiteshin 60 vota. Ky votim sjell paqartësi për të ardhmen e ndihmave të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe i kthen ligjvënësit në tavolinën e bisedimeve vetëm disa ditë para pushimit të planifikuar dimëror të Kongresit.
Të gjithë anëtarët e Partisë Republikane në senat votuan kundër ndihmave, bashkë me senatorin e pavarur, Bernie Sanders, i cili më herët gjatë ditës kishte shprehur rezerva për shkak të përfshirjes së miliarda dollarëve ndihmë ushtarake për Izraelin.
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026