Reshje intensive dhe përmbytje, del nga shtrati përroi i Ficos në Gjirokastër
Gjatë orëve të mbrëmjes qyteti i Gjirokastrës është përfshirë nga rreshjet intesive. Prurjet e shumta kanë bërë që uji të vërshojë në rrugët e brendshme kryesisht në lagjet e poshtme. Problematikë është edhe dalja nga shtrati e përroit të Ficos. Është vështirësuar qarkullimi në rrugën kombëtare në hyrje të Gjirokastrës si shkak i vërshimit të ujrave.
Lidhur më këtë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi në rrjetin social facebook, teksa njofton për çdo qytetar shmangien e lëvizjeve të panevojshme.
Kryebashkiaku shton se emergjencat ndodhen në terren duke ndjekur situatën
“Orë të vështira në Gjirokastër prej reshjeve intensive të shiut përgjatë gjithë ditës së sotme e sidomos tani në mbrëmje. Lutem shmangni lëvisjet e panevojshme dhe në rast se ju duhet ndihmë, telefononi në numrin 112. Strukturat lokale e qëndrore të emergjencave janë në terren dhe ndjekje të situatës për të bërë gjithçka duhet dhe kemi në dorë për të mos pasur pasoja, mbi të gjitha në njerëz e pastaj me radhë dëme të tjera materiale”, shkruan Golemi.
Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke