Reshje të mëdha shiu në veri të Francës, qindra shtëpi të përmbytura

10 Nëntor 2023 | 12:23

Në rajonin e Pas-de-Calais në veri të Francës, qindra shtëpi dhe fusha të punueshme u përmbytën pas reshjeve të dendura, 133 persona u evakuuan dhe alarmi i kuq i motit është ende në fuqi sot. Që nga e hëna tre persona janë lënduar lehtë nga përmbytjet.

Në atë rajon për mbrëmë janë regjistruar 90 deri në 100 milimetra shi për metër katror, ​​sa është sasia e reshjeve për nivelin mesatar mujor dhe reshjet kanë vazhduar edhe sot dhe janë parashikuar 30 deri në 50 milimetra reshje, njofton “Figaro”.

Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje qytetarëve të enjten të jenë të kujdesshëm për shkak të përmbytjeve. Në Pas-de-Calais, pati rreth njëqind ndërhyrje nga zjarrfikësit mbrëmjen e së enjtes dhe 133 persona u evakuuan. Kryqi i Kuq hapi 12 qendra akomodimi.

Në Saint-Etienne, rreth 300 shtëpi u dëmtuan gjatë natës mes të hënës dhe të martës. Shkollat ​​në 200 komuna do të qëndrojnë të mbyllura sot dhe trafiku hekurudhor është pezulluar në itinerarin Boulogne – Etaples dhe Saint-Paul-Etaples të paktën deri të shtunën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar

Ministria e Jashtme e Kinës tha të shtunën se do të monitorojë nga afër shtetëzimin e kompanisë British Steel, në pronësi të prodhuesit kinez të...
14:02 | 18/07/2026

Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji

Më shumë se 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
13:52 | 18/07/2026

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026