Restaurohet pas 69 vitesh filmi i parë shqiptar ‘Fëmijët e saj’! Rama: Punë e çmuar!

30 Maj 2026 | 17:37

Filmi “Fëmijët e saj”, prodhimi i parë tërësisht shqiptar i realizuar në vitin 1957, është restauruar dhe pritet të rikthehet së shpejti për publikun në një premierë të veçantë në Kinema Drita, pranë Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Me regji dhe skenar të Hysen Hakanit, filmi konsiderohet një nga veprat themeluese të kinematografisë shqiptare. Në të interpretojnë disa prej emrave më të njohur të artit shqiptar, si Marie Logoreci, Marika Kallamata, Naim Frashëri, Xhemal Berisha, Loro Kovaçi, Vangjeli Pikuli, Esma Agolli, Pjetër Gjoka dhe Bejtulla Kurtheshi. Muzika është kompozuar nga Tish Daija, ndërsa drejtimin e fotografisë e ka realizuar Sokrat Musha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama publikoi disa fragmente nga versioni i restauruar i filmit dhe vlerësoi punën e bërë për ruajtjen e trashëgimisë kinematografike shqiptare.

“Një punë e çmuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kinematografike, që i jep jetë kujtesës dhe u mundëson brezave të rinj të njohin nga afër historinë, artin dhe vlerat e kinemasë shqiptare”, shkroi Rama.

Restaurimi i filmit është kryer në studiot e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit nga specialistët audiovizualë Erand Meça dhe Hajrie Dedei, duke shënuar restaurimin e parë të një filmi në Shqipëri të realizuar tërësisht nga vetë institucioni.

“Fëmijët e saj” rrëfen historinë e një gruaje shqiptare dhe sakrificat e saj për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, duke pasqyruar realitetin social të kohës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026

Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën

Temperaturat e larta që po përjeton vendi po ndikojnë në shëndetin e popullatës. Mjekët kardiologë thonë se pacientët e tyre dhe personat mbi 65 vjeç...
19:11 | 14/07/2026

Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në kulmin e sezonit turistik. Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës-Bari janë rikthyer për...
18:59 | 14/07/2026