Restaurohet shtëpia e piktorit Vangjush Mio, mund të vizitohet nga turistët
Krishtlindjet këtë vit kanë trokitur edhe në shtëpinë e piktorit të madh korçar Vangjush Mio.
E kyçur pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti, shtëpia muze që daton që në vitin 1840, u rihap për të sjellë pranë turistëve, një numër të madh punimesh të piktorit të famshëm korçar, pse jo edhe vlerat arkitekturore dhe etnografike në zemër të qytetit juglindor.
“I shtohet një tjetër xhevahir në zemrën e qendrës historike në qytetin e Korçës. Është zgjedhur rifreskimi i gjithë kësaj brendie, e cila përfaqëson jo vetëm vlerat të koleksionit që ajo mbart në mënyrë prestigjioze tashmë, por ka dhe vlera të etnografisë dhe arkitekturës, të një banesë karakteristike korçare”, u shpreh Gjergji Koki.
Pjesë e ekspozitës janë punimet nudo të piktorit të cilat janë lënë në harresë gjatë diktaturës dhe janë të paekspozuara më parë për publikun.
“Ndërkohë është zgjedhur që Vangjush Mios ti ekspozojmë një pjesë të punëve të cilat janë lënë në harresë jo pa qëllim nga regjimi i kaluar. Punë që ekspozohen gati për herë të parë”, tha mw tej z.Koki.
Vajza e piktorit Rozeta Mio kujton momentet kur babai i saj pikturonte dhe shprehet tepër e emocionuar pas restaurimit të muzeut.
“Shtëpia qe dëmtuar nga tërmeti, qe mos më keq, edhe them të drejtën e braktisëm sepse ra dhe pandemia, kurse tashmë është kthyer në mrekulli. Ai punonte natyrën kurse punë të tjera ai bënte në studio. Unë e ndiqja gjithmonë e kisha idhull”, u shpreh vajza e piktorit.
Në ekspozitë janë të renditur edhe peizazhe nga qytetet të ndryshme të Shqipërisë, çka sjellë kërshëri dhe emocion për turistët që e vizitojnë shtëpinë-muze të piktorit të cilësuar si: Babai i peizazhit modern shqiptar.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale