Rezervat ushqimore drejt fundit në Gaza, OKB paralajmëron katastrofën humanitare
Agjencia e OKB për Palestinën, UNRWA, paralajmëroi për një pikë kthese në aktivitetet e saj. Kreu i agjencisë, Filip Laxarini deklaroi se kolegët e tij i kanë pushuar të gjitha aktivitetet në veri të Gazës dhe se rezervat do t’u mbarojnë përfundimisht brenda marsit.
Struktura të shumta humanitare kanë paralajmëruar për situatën e rëndë, rrezikun nga uria dhe sëmundjet, teksa operacionet izraelite në terren dhe ato ajrore vazhdojnë. Të premten, të paktën 25 persona mbetën të vrarë në Deir al Balah.
Shumë vende kanë ngritur akuza ndaj Izraelit përmes gjykatës ndërkombëtare. Ndërkohë, të premten, zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Xheremi Lorenc, deklaroi se të gjitha palët duhet të mbahen përgjegjëse për dhunën.
Por deklaratat duket se nuk po ndikojnë në kursin që po ndjek Izraeli. Kryeministri Netanjahu paraqiti të premten planin e tij për Gazën e pasluftës, që u kundërshtua menjëherë nga pala palestineze.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë