Rezistenca në Ukrainë, Putin krahason pushtimin me aksionet e Pjetrit të Madh

10 Qershor 2022 | 19:35

Forcat ukrainase po rezistojnë në lindje të vendit, të paktën kështu shprehet presidenti Zelensky.

Kur sulmet dëgjohen çdo ditë e më shumë banorët e Lysychansk, pranë Severodonetsk, po vendosin të largohen.

“Përse po iki? Sepse ata bastiën shtëpinë time. U lashë cdo gjë fqinjëve, edhe macet. Më vjen keq për kopshtin, kisha mbjellë ishte i mirë mbajtur.  Tani ka më shumë rrënoja, ka shumë shtëpi të shkatërruara. Dje u larguan shumë njerëz. Po largohem me nënën, është 80 vjeç, po shkojmë në qytetin e Dnipro”, thotë Olena Uchitenko, banore e Lysychansk.

Autoritetet ukrainase po përpiqen të parandalojnë që civilët të përfundojnë prapa linjave të armikut.

“Eshtë e rëndësishme të evakuohen, sepse po përballemi me sulme në të gjitha anët, dhe jeta është gjëja më e rëndësishme, më e vlefshmja për një person”, u shpreh kolonel Oleksandr.

Qeveria ukrainase është përqëndruar në Donbas, por është e qartë se Rusia në çdo moment mund të hapë fronte të reja lufte për të larguar forcat ukrainase nga lindja.

“Edhe tani gjatë intervistës,  dëgjojmë sirenat  dhe tregojnë se nuk jemi në një qytet të paqtë  dhe lufta ende nuk ka përfunduar.  Kuptojmë se cdo vend në Ukrainë mund të jetë objektiv i sulmeve, përfshirë edhe Kievin”, deklaroi Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky.

Në përvjetorin e 350-të Pjetrit të Madh, Putin e ka krahasuar luftën e tij në Ukrainë me aksionet e carit.

“Pjetri i Madh udhëhoqi luftën për 21 vjet, mund të thuhet se ai po luftonte me Suedinë duke u përpjekur të rrëmbejë disa territore . Megjithatë ai nuk po bënte diçka të tillë. Ai po kthente tokën e marrë. Kthimi dhe konsolidimi i tokës. Kjo është ajo që ai po bënte. Tani duket se është radha jonë për t’u rikthyer dhe konsoliduar”, sipas presidentit Putin.

Putini dëshiron të shihet si Pjetri të Madh, modernizuesi edhe pse ai mund të hyjë në histori si një sundimtar mizor, gjakatar dhe i paparashikueshëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Ministrat e mbrojtjes dhe të financave të Izraelit njoftuan plane për tre vendbanime të paligjshme në Gaza dhe më shumë se 400 milionë dollarë fonde...
11:50 | 18/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur të drejtën e lirisë së fjalës së ekipit argjentinas të futbollit, pasi ata valëvitën një banderolë në mbështetje të pretendimit...
11:33 | 18/07/2026

Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë

Një sulm me raketa amerikane dëmtoi një impiant shkripëzimi në Iranin jugor në valën e fundit të sulmeve, sipas një zyrtari provincial. Impiantet e desalinizimit...
10:57 | 18/07/2026