Rezultatet/ 16 gola në mbrëmjen e play-off-it për Botërorin 2026, Italia fiton dhe siguron finalen ndaj Bosnjës
Mbrëmja e së enjtes rezervoi emocione në gjysmëfinalet e “play-off”-it të Botërorit 2026 për zonën evropiane, ku u shënuan 16 gola në 5 sfida. Italia dhe Danimarka bënë detyrën në shtëpi, duke fituar respektivisht ndaj Irlandës së Veriut dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë Suedia mposhti 3-1 Ukrainën në Valencia.
Dy sfida shkuan në shtesë dhe u vendosën nga penalltitë ku Çekia mposhti Irlandën, ndërsa Bosnja surprizoi Uellsin.
Kosova fitoi 3-4 në Bratislavë kundër Sllovakisë dhe më 31 mars pret Turqinë në Prishtinë. Në Bergamo, Italia fitoi 2-0 me golat e Tonalit dhe Kean në pjesën e dytë kundër Irlandës së Veriut dhe të martën luan kundër Bosnjës në Sarajevë, që kaloi Uellsin pas penalltive.
Çiftet finale të play-off-it janë: Bosnjë dhe Hercegovinë – Itali, Suedi – Poloni, Kosovë – Turqi dhe Çeki – Danimarkë.
Rezultatet:
Itali – Irlandë e Veriut 2-0
Çeki – Irlandë 2-2 (4-3 me penallti)
Danimarkë – Maqedoni e Veriut 4-0
Ukrainë – Suedi 1-3
Uells – Bosnjë dhe Hercegovinë 1-1 (2-4 me penallti)
Poloni – Shqipëri 2-1
Sllovaki – Kosovë 3-4
Finalet e play-off-it, 31 mars 2026
Bosnjë dhe Hercegovinë – Itali
Suedi – Poloni
Kosovë – Turqi
Çeki – Danimarkë
Humb jetën punëtori 26-vjeçar në Prizren, u godit nga vinçi
Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare arkitekti i ekonomisë moderne amerikane, Alan Greenspan
FSHF propozon ndryshime në kampionatet kombëtare, nisin konsultimet me klubet
- 15:35 Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale
- 15:29 BE dënon thirrjet e Ministrit izraelit, deklaroi se i gjithë Libani duhet djegur
- 15:24 Humb jetën punëtori 26-vjeçar në Prizren, u godit nga vinçi
- 15:02 Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare arkitekti i ekonomisë moderne amerikane, Alan Greenspan
- 14:48 Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian do të vizitojë nesër Pakistanin
- 14:36 Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)