Rezultatet e numërimit në 12 qarqet e vendit, cila parti kryeson
Procesi i numërimit të votave vijon në 12 qarqet e vendit. Bazuar në të dhënat e KQZ dhe të përpunuar nga Euronews Albania deri në orën 05:00, vihet re se Partia Socialiste deri në këto momente vijon të kryesojë në rang kombëtar.
Në qarkun Shkodër, Partia Demokratike kryeson me 40.4% në krahasim me Partinë Socialiste, e cila deri tani ka marrë 28.6%, kurse LSI ka siguruar 8.1% të votave-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun e Kukësit, Partia Demokratike kryeson bindshëm me 64.45 % kundrejt Partisë Socialiste me 34.05% dhe LSI me 0.11%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Gjithashtu, sipas të dhënave që raporton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PD kryeson edhe në qarkun e Lezhës me 45.1% kundrejt PS me 42.65% dhe LSI me 7.8%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Kurse në Dibër Partia Socialiste deri në këto momente renditet e para me 46.29%, PD me 43.75% dhe LSI me 6.71%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Po ashtu edhe në Durrës Partia Socialiste konfirmohet si kryesuese me 66.91%, PD me 29.52 % dhe LSI me 1.36 %-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun e Tiranës, i cili është edhe qarku më i madh në vend, Partia Socialiste vijon të kryesojë me 51.96% të votave, kundrejt PD e cila deri tani ka marrë 35.51 vota dhe LSI me 6.37%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Po ashtu edhe në Elbasan Partia Socialiste renditet e para me 55.27%, PD 37.31% dhe LSI me 4.32 %-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Të dhënat e pasqyruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve theksojnë se në qarkun e Fierit Partia Socialiste kryeson bindshëm kundrejt rivalëve politikë, përkatësisht me 52.39%, PD me 38.82% dhe LSI me 5.44%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun e Beratit, PS-ja vijon të jetë parti e parë me 54.67%, PD me 29.96%, kurse LSI ka marrë vetëm 13.15% të votave-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Ndërkohë edhe në qarkun juglindor të Korçës Partia Socialiste rezulton se deri tani ka siguruar 49.64% të votave, PD 38.87% dhe LSI 8.67%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Në qarkun Vlorë, aty ku kandidon për deputet kryeministri Edi Rama, PS-ja ka arritur të marrë 59.74%, PD 30.58%, kurse LSI 6.32%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Po ashtu edhe në Gjirokastër Partia Socialiste ka siguruar 54.43%, PD 30.11% dhe LSI me 12.27%-kliko këtu për të parë hartën interaktive.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë