Rezultati i numërimit të votave për jugun e Shqipërisë

26 Prill 2021 | 02:24

Të dhënat e raportuara nga KQZ dhe të përpunuara nga Euronews Albania tregojnë se në rreth dy orë numërime të kutive të votimit PS kryeson shumicën e njësive administrative të jugut të Shqipërisë.

Qarku Fier deri në orën 02:00 kryesohet nga PS me 56.26%, PD 37.1% dhe LSI 4.75% – kliko këtu për të parë hartën interaktive. Në këtë qark janë raportuar deri më tani kanë raportuar të dhëna njësia administrative Kuman në Roskovec.

Qarku Berat kryesohet nga PS deri në orën 02:00 me 58.43%, PD me 22.54% dhe LSI 17.45% – kliko këtu për të parë hartën interaktive. Nga ky qark kanë raportuar tre njësi administrative, Lumasi në Kuçovë, Bogova në Skrapar dhe Terpani në Poliçan.

Qarku Korçë deri në orën 02:00 kryeson PS me 49.3% të votave kundrejt PD 38.85% dhe LSI 10.44% – kliko këtu për të parë hartën interaktive . Në Korçë janë përcjellë rezultate nga të paktën dy njësi administrative. Nga ky qark kanë raportuar Bashkia Pustec, e cila i ka mbyllur numërimet – me fitore të PS – dhe njësia administrative Progër e Devollit.

Në qarkun Gjirokastër deri në orën 02:00 kryesonte PS me 54.77% kundrejt PD-së me 30.02%, LSI kishte 12.78% të votave – kliko këtu për të parë hartën interaktive. Nga ky qark deri në këtë orë qenë raportuar të dhëna nga të paktën pesë njësi administrative.

Nga qarku i Vlorës PS rezultoi në kryesim deri në orën 02:00 me 65.21% kundrejt 24.73% ndaj PD-së dhe 7.52% të LSI-së – kliko këtu për të parë hartën interaktive. Të paktën tre njësi administrative kishin raportuar të dhëna për rezultatin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021