Rigels Xhemollari: Arsimi ka nevojë për reformim, t’u lihet zgjedhje e lirë universiteteve
Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare tha në Euronews Albania se pavarësisht ndryshimeve të qeverive apo titullarëve të ministrive, procesi i maturës shtetërore është një proces i pamaturuar akoma.
Sipas Xhemollarit, akuzat për pyetje jashtë programit, ministrja Kushi i ka pohuar në momentin që ka ulur kufirin e pikëve për çdo notë.
“Hartuesit e tezës nuk kanë qenë profesionistë, nuk kanë qenë ekspert dhe ministrja e Arsimit tha që tani do të marrë ekspertët për të gjykuar këta jo ekspertët që kanë bërë tezën,” – tha ai.
Rigels Xhemollari theksoi nevojën për reformim të maturës shtetërore, ndërsa theksoi gjithashtu se deklaratat nga ministrja nuk janë serioze për aq kohë sa mungon transparenca.
Në këndvështrimin e tij reformimi duhet të nisë nga provimet të cilat duhet të kenë një fond pyetjesh, te cilat më pas të përzgjidhen në mënyrë elektronike dhe të korrigjohen po në mënyrë elektronike. Gjithashtu Xhemollari, shtoi rëndësinë për të lënë zgjedhjen e lirë të universiteteve në hyrje dhe dalja prej tyre të shtrëngohet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protestat për Matematikën, ministrja Kushi: Vendosëm të ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë
- Dita e dytë e protestës së maturantëve, bllokohet rruga e Durrësit
- Maturantët zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje, më pas do të ketë protestë për matematikën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta