Rigrupohen trupat ruse, ushtria ukrainase: Kanë në fokus Donbasin e Mariupolin

9 Prill 2022 | 21:15

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky vizitoi qytetin Borodjanka ditën e shtunë. Ai vëzhgoi nga afër dëmet e shkaktuara nga pushtimi rus dhe se si shërbimet e emergjencës po kryejnë operacionet e pastrimit nga rrënojat.

Ndërkohë, ushtria ukrainase deklaroi se trupat ruse po vijojnë rigrupimin, me njësitë që po mblidhen në lindje të vendit.

“Në drejtim të Donetskut, armiku vazhdon operacionet agresive. Përpjekjet kryesore po fokusohen në marrjen nën kontroll të lokaliteteve Rubizhne, Nizhne, Popasnaja dhe në marrjen nën kontroll të qytetit të Mariupolit”, tha Oleksandr Shputun, zëdhënës i ushtrisë ukrainase.

Nga ana tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes publikoi po të shtunën pamjet e avionëve të saj që qëllonin objektiva në territorin ukrainas. Ajo ka mohuar sulmet ndaj civilëve dhe ka akuzuar autoritetet në Kiev për provokime.

“Sipas të dhënave të konfirmuara, regjimi nacionalist në Kiev po përgatit një tjetër provokim për të akuzuar Rusinë për masakra të civilëve në Irpen. Ju kujtoj se njësitë e forcave të armatosura ruse u larguan nga ky lokalitet më shumë se një javë më parë”, deklaroi Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, Rusi.

Autoritetet ukrainase dhe ato Perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht forcat ruse për masakra që nga nisja e luftës më 24 shkurt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë

Princi Harry dhe gjashtë paditës të tjerë, mes tyre Sir Elton John, Baronesha Lawrence dhe aktorja Liz Hurley, kanë humbur çështjen në Gjykatën e Lartë...
17:12 | 07/07/2026

Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)

Protestues anti-NATO dhe forcat e policisë janë përplasur në rrugët e Ankarasë, ndërsa liderët e vendeve anëtare të Aleancës nisën mbërritjen në kryeqytetin turk për...
17:02 | 07/07/2026

Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ringjallur pretendimin e tij nga fillimi i këtij viti se Groenlanda, territori gjysmë-autonom arktik i Danimarkës, “duhet të kontrollohet...
17:01 | 07/07/2026