Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit

26 Dhjetor 2025 | 09:18

Mëngjesin e së premtes janë regjistruar reshje bore në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit.

Dëborë po ashtu ka edhe në Shtyllë e Mashkullorë, ndërsa nuk paraqiten probleme lidhur me akset rrugore, pasi trashësia e dëborës shkon nga 2-5 cm

Firmat nënkontraktore po bëjnë të mundur hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre, ndërsa policia rrugore apelon për kujdes të shtuar dhe pajisjen me goma dimërore për ata turistë që duan të vizitojnë Dardhën, Voskopojën apo Vithkuqin.

Temperaturat ditën e sotme do të shkojnë deri në -5 gradë celsius në zonat malore, ndërsa gjatë kësaj jave priten reshje dëbore me intensitet të lartë pasi temperaturat do të shkojnë deri në – 10 grade celsius, sipas sinoptikanëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta qytetare vijon në ditën e 59-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:09 | 28/07/2026

Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune

Me diplomë universitare por të papunë. Kjo është gjetja e ekspertëve të statistikave të cilët në raportin “Tregu i Punës 2025” tregojnë se 17,800 persona...
19:40 | 28/07/2026

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026