Rikthehet kaosi në aksin Elbasan–Librazhd, qindra automjete të bllokuara

3 Janar 2026 | 15:33

Qarkullimi në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd, deri në zonën e Kthesave të Dragostunjës, është paralizuar sërish, ndërsa qindra automjete kanë mbetur të bllokuara për shkak të fluksit të lartë dhe ngricave në rrugë.

Sipas pamjeve nga terreni, mijëra pasagjerë që udhëtojnë nga Përrenjasi dhe Librazhdi drejt Elbasanit po përballen me pritje të gjata, ndërsa lëvizja e mjeteve është e kufizuar ose e pamundur në disa segmente.

Situata paraqitet më problematike në zonat e njohura për ngrica të shpeshta, si Kthesat e Murrashit, Dragostunjës dhe Pishkashit, ku mungesa e ndërhyrjes në kohë ka sjellë bllokim pothuajse të plotë të qarkullimit.

Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe një ditë më parë, kur radhët e automjeteve u shtrinë për dhjetëra kilometra, nga Fushë-Labinoti i Elbasanit deri te Ura e Bushtricës në bashkinë e Përrenjasit.

Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore në segmentet ku janë të pranishme ngricat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026