Rikthehet normaliteti në Vlorë, mjetet lundruese dalin çdo ditë në det

18 Gusht 2022 | 14:03

Në gjirin e Vlorës është rikthyer normaliteti përsa i përket mjeteve lundruese. Skafet familjare apo turistike janë duke dalë çdo ditë në det.

Kontrollet e shtuara të policisë kufitare janë përshëndetur nga ana e skafistëve, kryesisht ata që këto mjete i përdorin për shëtitje turistike.

Monitorimi i policisë, përveç zbatimit të rregullave të lundrimit, penalizon edhe konkurencën e paligjshme, apo ata që abuzonin me numrin e turistëve në mjet.

“Po na ndihmon shumë shteti, kontrollet vazhdojnë. Thjesht dokumentacioni dhe numri i pasagjerëve për ata që kanë licensë.

Kam një gomone e cila është me dokumentacion të rregullt. Përsa i përket kontrolleve, kemi pasur kontrolle çdo ditë për kapacitete të personave”, shprehen disa prej pronarëve të mjeteve lundruese.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Liqeni i Shkodrës pasuri e UNESCO-s, Rama: Rezultat i punës diplomatike

UNESCO ka përfshirë Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama në platformën...
08:25 | 08/06/2026

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mbledhur të dielën në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e...
21:24 | 07/06/2026

Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve

Shijaku u kthye mbrëmjen e së shtunës në kryeqendrën e motoristëve, duke mirëpritur mbi 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende të botës dhe...
21:06 | 07/06/2026