Rikthehet shërbimi doganor në Kapshticë, radhë kilometrike kamionësh në kufi

4 Prill 2024 | 09:55

Është rikthyer në punë shërbimi doganor grek, duke rikthyer normalitetin në lëvizjet e mjeteve të rënda, autobusëve si dhe autoveturave private.

Nga ora 05:30 kur është rikthyer shërbimi doganor në anën tonë të kufirit ka pasur radhë kilometrike të kamionëve të cilët kërkojnë të kalojnë në anën tjetër të kufirit.

E gjithë kjo radhë është krijuar për shkak të fluksit të madh të këtyre mjeteve por dhe faktit se për mjetet e tonazhit të rëndë në pikën tonë të kalimit kufitar të Kapshticës ka vetëm një korsi.

Fluks të shtuar ditën e sotme pritet të ketë edhe për mjetet e tjera por burime bëjnë me dije se nga ana e policisë sonë kufitare janë marrë të gjitha masat për shtim të sporteleve

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026