Rikthimi i Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare shkëlqen në Operën Kombëtare Greke
Pas 7 muaj mungesë për shkak të COVID-19, Opera Kombëtare Greke ka rihapur dyert, duke prezantuar një video sa inteligjente aq dhe humoristike, të titulluar “Opera greke është e sigurt”, me qëllim informimin e publikut për masat mbrojtëse të marra në perfeksion.
Në video, baritoni Haris Andrianos performon një përshtatje të veprës Don Zhuani të Mozartit. Versioni i ri, në vend të bëmave të Don Zhuanit flet për listën e masave mbrojtëse të marra nga Opera Kombëtare Greke kundër coronavirusit.
“E nisëm veprimtarinë tonë me shumë ngurrim. Por vetëm pak ditë më vonë publiku reagoi me ngrohtësi, sepse kushdo e ndjen që ne kemi marrë të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e shëndetit publik. Unë jam i fiksuar për sigurinë e teatrove”, u shpreh Giorgos Koumendakis, drejtor artistik, Opera Kombëtare Greke.
Shfaqja e parë për sezonin e ri është “Madama Butterfly” nga Giacomo Puccini. Ishte një punë historike për Operën Kombëtare Greke, pasi është opera e parë e vënë në skenë ndonjëherë nga ajo si një organizatë e sapo-themeluar, më 25 tetor 1940, tre ditë para shpalljes së luftës italo-greke.
Ermonela Jaho ka lindur në Shqipëri dhe jeton në Nju Jork. Ajo është cilësuar nga “The Economist” si sopranoja më e vlerësuar në botë. Ajo është rikthyer në skenë pas 8 muaj ndërprerje, për shkak të COVID-19.
“Përpara dhe pas çdo shfaqjeje jam e përlotur, sepse ndihem me fat që jam atje. E puth skenën sa herë që marr duartrokitje. Ndoshta sepse mund të jetë hera e fundit. Ndoshta sepse shfaqja tjetër do të jetë pas disa muajsh. Emocionalisht është diçka e pabesueshme.
Më tepër se e çuditshme është paksa e vështirë të mos e shohësh të gjithë publikun, të ndjesh energjinë që përcjell ai. Por sërish, edhe nëse është një person i vetëm që të sheh, që krijon një lidhje me ty, është një arritje”, tha sopranoja Ermonela Jaho.
“Madama Butterfly” do të shfaqet deri më 15 nëntor.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona