Rindërtimi i trashëgimisë, njerëzit që po mbrojnë kalatë e dëmtuara nga tërmeti

5 Janar 2021 | 18:54

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi edhe shumë monumente, objekte të çmuara të  trashëgimisë sonë kulturore. Organizata Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij, prej janarit 2020 është përfshirë në rikonstruksionin e katër objekteve të dëmtuara.

Kulla C- muri rrethues i Kalasë së Durrësit-Teqeja e Dollmës në Kalanë e Krujës, kulla e sahatit në Kalanë e Krujës, si dhe muri në mes të Kalasë së Prezës janë tashmë në proces restaurimi nga një grup ekspertësh të trashëgimisë kulturore.

Veprimet e para ishin ato të stabilimzimit të objekteve që ishin ende në rrezik për të mos pësuar dëmtime të mëtejshme. Kulla C në kalanë e Durrësit dhe Teqeja e Dollmës në Krujë janë stabilizuar tashmë, dhe në janar do të fillojë punë për stabilizim e kullës së sahatit në kalanë e Krujës.

Drejtuesja e Organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij në Shqipëri, Lejla Hadzic tha për Euronews Albania se 53 monumente kulture janë dëmtuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të 2019.

“53 monumente të kulturës janë dëmtuar rëndë në tërmetin e 2019”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026