Rindërtimi u vonua: Penalitete 1.2 mln euro për kompanitë nuk u arkëtuan nga FSHZH
Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka arkëtuar të paktën 1.2 milionë euro gjoba për shkelje të kontratave dhe vonesa në afatet e kryerjes së punimeve nga ana e kompanive të përfshira në procesin e rindërtimit.
Shifra del si totale e gjetjeve të një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Vonesat shtrihen për projekte rindërtimi që nga arsimi me kopshte e shkolla në Krujë, për ndërtesat individuale në të paktën dy raste në Bubq e Rrogozhinë, te projektet për ndërtimin e pallateve dhe deri te infrastruktura ndihmëse e tyre.
Nga auditimi i KLSh-së del se buxhetit të shtetit i janë shkaktuar miliona lek të tjera dëme me moszbatimin e projekteve të rindërtimit sipas përcaktimeve të kontratave, me punime të papërcaktuara në preventivë, apo me çmime më të larta se ato të referencës.
Auditimi u shtri përgjatë periudhës së aktivitetit të FSHZH-së nga viti 2019 deri në vitin 2021. Fondit i janë akorduar mbi 250 milionë euro vetëm për programet e rindërtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut