“Ringjallet” roboti japonez/ “Slim” jep sinjale nga hëna dhe rifillon misionin

29 Janar 2024 | 18:06

Roboti japonez në Hënë ka rifilluar operacionet e tij pasi u fik për një javë, për shkak të një problemi në furnizimin me energji.

Agjencia Hapësinore Japoneze deklaroi se kishte rivendosur kontaktin me mjetin e saj, duke nënvizuar se problemi ishte riparuar.

Qelizat diellore të robotit të quajtur “Slim” po punojnë sërish pasi një ndryshim i kushteve të ndriçimit i mundësoi të kapte dritën e Diellit, bëri të ditur agjencia.

Mjeti nuk mundi të gjeneronte energji kur zbarkoi më 20 janar, pasi qelizat diellore u shkëputën nga planeti i zjarrtë.

Objekti pati probleme me bateritë për disa orë përpara se autoritetet të vendosnin ta fiknin për të lejuar një rikuperim të mundshëm të elektricitetit kur këndi i dritës së Diellit të ndryshonte.

Tani që është sërish në funksion, “Slim” do të analizojë përbërjen e shkëmbinjve në kuadër të studimeve për origjinën e hënës.

Përmes këtij operacioni, Japonia bëhet vendi i pestë në botë që arrin të zbarkojë në Hënë pas Shteteve të Bashkuara, ish-Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe Indisë.

“Slim” u ul në brezin e një krateri ekuatorial të njohur si Shioli, brenda 55 metrave nga pika ku ishte planifikuar zbarkimi.

Agjencia Hapësinore Japoneze e cilësoi operacionin një “ulje me saktësi të paprecedent”. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026