“Rinvote”, Teliti: Marrim mbi 71 mandate pa LSI. Pëllumbi: Synojmë 800 mijë vota në total
Pritshmëria për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit si për Partinë Demokratike dhe për atë Socialiste është e njëjtë; të sigurojnë mbi 71 mandate në Parlamentin e ri.
Dorian Teliti, kandidat i PD në Tiranë tha se koalicioni “Aleanca për Ndryshim” sipas sondazheve të tyre do të marrë të paktën 71 mandate, pa përfshirë mandatet që do të sigurojë LSI.
“Mos u mërzisni, jepini kurajë vetës suaj sepse dita e ndryshimit po afron. I vetmi instrument që ju keni në dorë për të bërë ndryshimin është vota. Pritshmëria jonë është fitorja absolute e votës. Aleanca për ndryshim e PD dhe sondazhet tregojnë dhe që PS i di mjaft mirë, do të marri pa LSI, të paktën 71-72 mandate. Megjithatë data 25 prill ka për ta treguar, do të jenë të rinjtë që do të kenë në dorë për të bërë ndryshimin”, tha ai.
Nga ana tjetër, kandidati i PS, Arben Pëllumbi tha gjithashtu se edhe PS synon mbi 71 mandate. Ai dha edhe një pritshmëri për Qarkun e Tiranës, ku tha se presin 19-20 mandate.
“Në këtë periudhë janë bërë shumë sondazhe dhe në të gjitha rastet PS ka qenë fituese dhe nuk di një rast ku të ketë ndodhur ndryshe. Ne presim që më 25 prill të kemi mes 750-800 mijë vota. Ne i kemi pasur në 2017, 750 mijë vota. Nuk kërkojmë një gjë të pamundur dhe kjo do të përkthehet në numër mandate mbi 71 mandate. Sa i takon Tiranës perëndojmë që të jemi në nivelin e 220-230 mijë votave ose 19 dhe 20 mandate”, përfundoi kandidati i PS.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit